30 vite burg për këngëtarin e ‘I Believe I Can Fly’: Abuzonte seksualisht me gra dhe fëmijë
Këngëtari i njohur i R&B, R. Kelly është dënuar me 30 vite burg pas akuzave që rëndonin mbi të në lidhje me abuzimin seksual me fëmijë dhe gra.
Sipas autoriteteve këngëtari i hitit “I believe i can fly” ka qenë në krye të një skeme abuzimi seksual me fëmijë dhe gra përgjatë dy dekadave.
Teksa iu njoftua vendimi, gjykatësja Ann Donnelly tha se këngëtari kishte detyruar viktimat e tij të bënin gjëra tejet të rënda, jashtë vullnetit tyre aq sa një pjesë e mirë e tyre edhe ishin sëmurur duke i infektuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Për disa javë me radhë, gjykatësit dëgjuan sesi ai trafikonte gra edhe midis vendeve të ndryshme të SHBA-së, duke përfituar nga lidhjet dhe fama e tij. I ndihmuar nga menaxherët, rojet e sigurisë dhe anëtarët e tjerë, për shumë vite ai abuzonte seksualisht me to.
Gjatë seancave u zbulua edhe edhe sesi 55 vjeçari kishte falsifikuar dokumentat për t’u martuar me këngëtaren Aaliyah kur ajo ishte 15 vjeç në 1994, shtatë vjet para se këngëtarja të ndërronte jetë në një aksident.Certifikata, e zbuluar në atë kohë, tregonte moshën e Aaliyah si 18 vjeç. Martesa u anulua pak muaj më vonë.
Avokatët e tij e portretizuan Kelly-n si të rritur në varfëri, në një familje të mbushur me dhunë e që ka vujatur nga abuzimi seksual që në moshë të re.
Këngëtari, tha para gjykatës se dëshira e tij e vetme është të mos fliste. Kelly ka qenë në paraburgim që kur u padit në Neë Jork dhe Chicago në korrik të 2019.
Burimi: BBC
Anabelmagazine