
3 vogëlushët e familjes mbretërore nisin shkollën dhe shoqërohen nga mami e babi princ
Princi George, nëntë vjeç, Princesha Charlotte, shtatë vjeç dhe Princi Louis, katër vjeç, filluan shkollën Lambrook, në Ascot, Berkshire, pas zhvendosjes së familjes në Windsor.
Ata u fotografuan duke ecur dorë për dore me prindërit e tyre ditën e parë të shkollës. Për Luisin e vogël, ishte dita e parë në shkollë. Vëllezërit e motrat e tij më të mëdhenj kanë qenë më parë në Thomas’s Battersea në Londër.
Drejtori i shkollës Jonathan Perry ishte pranë për t’i përshëndetur e për t’i uruar mirëseardhjen. Të pyetur nëse ishin të emocionuar, të tre u përgjigjën “po” dhe Princi William tha se “të gjithë e prisnin me padurim”.