3 personazhe të rinj i bashkohen ‘Big Brother VIP’

Shtëpisë së “Big Brother VIP” iu bashkuan jo një, por tre banorë të rinj, më saktë tre banore të reja. Kush janë?

Beatrix Ramosaj

“Mirëmbrëma! Sonte po i futem një aventure të re me pritshmërinë e vetme që të vë veten në sfidë e të shijoj një habitat social me limite ndaj teknologjisë, kontaktit të jashtëm, atij familjar e shoqëror. Së dyti, për audiencën që kam, t’ju argëtoj sadopak e të më njihni për atë që jam përtej skenës, mikrofonit dhe kamerave…epo, kamerave të skenës e telefonave dua të them. Për sado që të zgjasë ky rrugëtim, shijoni spektaklin.” – shkroi Beatrix në Instagram.

Personazhi i dytë ishte moderatorja Einxhel Shkira.

E fundit, blogerja e modës Sarah Berisha.

E paqartë se si do të përshtaten gocat e reja brenda dy “kampeve” të “Big Brother VIP”, por diçka është e sigurt: Ujërat do të trazohen!

Anabelmagazine