3 muaj me buzëqeshjet e Sky, mami Afërdita ndan këtë moment me të birin
Koha kalon shpejt dhe tanimë Sky Blue ka bërë 3 muaj pranë mamit e babit.
Si një bebush i urtë e i qetë siç ka treguar Afërdita, ka pozuar i qeshur para kameras duke shijuar kështu kohën në natyrë me mamin.
“Bebi im është 3 muajsh sot.. vogëlushi i mamit”, ka shkruar Afërdita.
Neve na kanë ardhur pyetjet e para se kujt i ngjason më shumë Sky me buzëqeshjen e ëmbël, Afërditës apo Jakub? Por nuk po nxitojmë të japim përshtypje derisa vetë çifti ta ndajë këtë fakt. Po mjaftohemi me buzëqeshjen e tij!/revistawho.com