3 muaj burg Alban Hoxhën, portieri i Partizanit i jepte makinës në gjendje të dehur

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për portierin Alban Hoxha, i cili rreth 2 muaj më parë, u arrestua pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Portieri i Partizanit është dënuar me 3 muaj burg, për akuzën “drejtim automjeti në gjendje të parregullt”. Mirëpo, sipas “PanoramaSport”, Alban Hoxha nuk do të kryejë dënimin me burg, pasi i është konvertuar me 80 orë punë të detyruar. Kujtojmë se Hoxha e konsideroi ngjarjen e ndodhur si gabim. Madje edhe drejtuesit e Klubit të Partizanit e dënuan atë, dhe vendosën që Hoxha të mos luajë në derbin ndaj Tiranës.