3 këshilla për seksin e natës së Shën Valentinit
Për çiftet e reja, presioni gjatë Shën Valentinit është mjaft i madh. Çfarë duhet t’i blejë atij/asaj për dhuratë? Në cilin restorant të shkojmë? Çfarë të bisedojmë? Sidoqoftë, qershia mbi tortë është seksi në fund të natës. Por, nëse dëshironi që gjatë kësaj nate të provoni gjëra të reja dhe ta bëni sa më emocionuese këtë festë të çifteve, atëherë mund t’i provoni këshillat e mëposhtme:
Provoni një hapësirë të re
Shkoni në ndonjë hotel ku s’keni qenë më parë, ose merrni me qira ndonjë shtëpi në ndonjë fshat. Kudo që vendosni, me rëndësi të shkoni në një vend ku ndiheni se po provoni diçka të re. Nuk është nevoja të jetë vend luksoz, por thjesht të jetë një vend që ju sjell emocione të reja.
‘Sexting’ (shkëmbeni mesazhe seksi)
Nuk është nevoja të jeni pranë njëri-tjetrit gjatë ditës që të eksitoheni. Provoni që gjatë ditës të shkëmbeni mesazhe seksi me partnerin/ën në mënyrë që të përgatiteni më herët për natën pasiononte.
Filmat pornografikë…
Ndoshta ju duket çmenduri ose gjë e çuditshme, por si çift mund të provoni të shikoni porno-filma bashkë./Lapsi.al