28-vjeçari futet fshehurazi në shtëpinë e Taylor Swift: Jam i dashuruar me të
Një 28-vjeçar,Patrik Nissen është arrestuar së fundmi pasi u fut fshehurazi në apartamentin e këngëtares , Taylor Swift.
Sipas mediave të huaja ,Patrick arriti të futej në hollin e apartamentit të këngëtares pa u vënë re nga rojet e sigurisë, të cilët njoftuan policinë menjëherë sapo e dalluan. Mësohet se ai u ka thënë policëve se arsyeja pse hyri në shtëpinë e Taylor ishte pasi është i dashuruar me të prej shumë vitesh.
Gjithashtu Nissen ka zbuluar se ka udhëtuar tre herë në javë me autobus nga Nebraska, qyteti ku jetonte, deri në New York, vetëm për ta parë ndonjëherë.
Kjo nuk është hera e parë që dikush tenton të hyjë në shtëpinë e Swift.Në prill të këtij viti, një 52-vjecar u përpoq të futej në apartamentin e saj në Tribeca.