25-vjeçarja e akuzoi për përdhunim dhe transmetim të një infeksioni, Dj i famshëm reagon për herë të parë dhe publikon bisedat me të
Dj Diplo mund të përballet me akuza penale pasi një 25-vjeçare pretendon se ai e përdhunoi dhe i transmetoi asaj me vetëdije një infeksion seksualisht të transmetueshëm. Pasi lajmi bëri xhiron e mediave, DJ reagoi dhe ndau anën e tij të historisë, shkruan “Buzz Feed”.
“Unë do t’i bie shkurt, sepse e di që interneti ka një hapësirë të shkurtër vëmendjeje,“- shkroi ylli 42-vjeçar në një postim në Instagram, duke iu referuar akuzueses së tij si “S.A”, të cilën e quajti gjithashtu një “përndjekëse”.
“Ajo ishte një fanse e fiksuar e imja dhe pasi hoqa dorë nga çdo kontakt me të, duket se qëllimi i saj i vetëm në jetë ka qenë të prishë punën, biznesin tim, të më ngacmojë mua dhe miqtë e mi të ngushtë dhe të më sulmojë e kërcënojë familjen time,“- tha ai.
Diplo pretendon se “SA” nuk ishte e mitur kur ai kishte kontakte ose marrëdhënie seksuale me të, dhe pretendon se ka mesazhe, ku ajo e pranon këtë gjë. Ai këmbënguli gjithashtu se takimet e tyre seksuale ishin konsensuale.
DJ tha se komunikimi i tij me 25-vjeçaren u bë i papërballueshëm dhe e ndërpreu kontaktin me të, megjithëse ajo ishte ende e fiksuar pas tij.
Diplo tregoi se mendonte që vajza ishte prostitutë, pasi u ofronte miqve dhe njerëzve të tjerë përvoja seksuale. Atëherë ai filloi të dyshonte se “SA” po merrej me veprimtari kriminale. Ai ndau screenshote të mesazheve me “SA”, që tregojnë se ajo i shkruan vazhdimisht pa marrë asnjë përgjigje.
Diplo përfundoi postimin e tij duke deklaruar se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që mundet për t’i dhënë fund kësaj çështjeje, por nuk do të dorëzohet përpara gënjeshtrave dhe ngacmimeve.