25 gjërat që nuk i keni ditur kurrë për Mbretëreshën Elizabeth

1. Asgjë nuk ia acaron më shumë nervin Mbretëreshës sesa vonesa e të tjerëve. Edhe nëse janë nipërit ose mbesat, ata marrin një reagim të egër prej saj. Ajo nuk është një person me temperament të keq, por kur e humb durimin ajo mund ta bëjë edhe një person të rritur që të dridhet.

2. Për të evituar situata të sikletshme sociale, Mbretëresha ka një sërë shenjash sekrete, kështu që shoqërueset e saj duke kontrolluar situatën mund ta shpëtojnë nga gjërat e padëshiruara. Nëse ajo lëviz çantën tregon që do të ecë përpara. Një shikim i ngulur në të djathtë tregon që ndërhyrja është e nevojshme në mënyrë urgjente. Nëse ajo lëviz unazën, biseda duhet gjallëruar me ndonjë batutë. Nëse këto sinjale që ajo lëshon për shoqërueset humben, sigurisht që ajo i gjobit ato në privatësi.

3. Mbretëresha ka këmbë që përballon edhe det të trazuar, të fuqishëm. Edhe në një det me shumë dallgë që kanë trazuar edhe stomakun e burrit të saj notar, ajo sërish ka mbetur e paprekur.

4. Nuk janë vetëm kuajt dhe trëndafilat e dekoruar në formë fjongoje ato që i pëlqejnë Mbretëreshës dhe Princit Philip. Ata gjithashtu pëlqejnë edhe lojën kriket dhe shpesh shkojnë vjedhurazi nëpër shtëpi për të evituar ndonjë angazhim mbretëror dhe për të kapur pikët e kriket.

5. Mbretëresha është një imituese brilante dhe nëse ndodhet në një rreth shoqëror të besueshëm, atëherë ajo do të imitojë shumë mirë mimikën e burrave të shtetit ose figurave publike.

6. Prince Philip në varësi të rastit e thërret atë ‘Lilibet’, e dashur, ose suxhuk.

7. Ata që e kanë prekur atë kanë qenë vërtet me fat, pasi përveç personit që kujdeset për shëndetin e saj, asnjë nuk mund ta prekë. Meqenëse ai ka mundësinë të ketë kontaktin fizik me Mbretëreshën kur e viziton, thotë se Mbretëresha ka një lëkurë interesante si të Kleopatrës, që është një lëkurë e butë gjithashtu.

8. Ajo betohet, por i kufizon pasthirrmat e saj kur ato fillojnë me gërmën ‘b’.

9. Valixhja e saj prej lëkure të përsosur është prodhuar nga marka ‘yelow’ ku është shkruar ‘The Queen’ (Mbretëresha).

10. Mbretëresha ka një tërheqje të veçantë për hapësirën dhe udhëtimet në hapësirë. Për të kostumi i astronautit është shumë zbavitës.

11. Ajo është një person që zgjohet herët. Mëngjesi i saj fillon në orën 8 dhe ajo ha salmon ose veshka, që i do brenda një tosti, ndërsa është duke shfletuar të gjitha gazetat. Dy gazetat e saj më të preferuara janë: “The Daily Telegraph” dhe “The Racing Post”, të cilat i lexon nga faqja në faqe, duke lënë për në fund fjalëkryqin.

12. Dreka është në orën 1 të mesditës. Është një drekë e shpejtë në kohën e punës, ndaj ajo ha thjesht një sallatë dhe mish të ftohtë.

13. Ashtu edhe siç mund ta prisni, Mbretëresha pi çdo ditë çajin në një orar të caktuar, që është 4 e 30 e pasdites. E pëlqen çajin me qumështin e saj. Në të njëjtën kohë ajo i lejon vetes të hajë edhe një sanduiç, që me siguri nëse nuk do ta kontrollonte peshën, do të hante më shumë sesa një.

14. Ajo nuk i pëlqen njerëzit që nuk i paraprijnë rrezikut. Gjithnjë leviz ngadalë nëpër dhomë për ta analizuar mirë. Ka një sy të mprehtë shqiponjë për çdo detaj dhe pothuajse nuk i humbet kurrë asgjë.

15. Ajo është e mëshirshme edhe kur kuajt e saj humbasin lojën. Gjithsesi ajo ankohet se është dyfish irrituese të shohësh që kuajt e tu humbasin, sepse nëse ajo ndodhet në fushë duke i ndjekur, në nëntë nga dhjetë raste i duhet asaj ta japë çmimin e fituesit.

16. Mbretëresha është një shofere që të rrënqeth, sepse shpesh nget makinën e saj me shpejtësinë e “Formula Uno”-s.

17. Ka një sens të hollë humori, vetëm se edhe kur qesh me të madhe, ajo qesh në hundë pa u ndjerë. Është më shumë si një gjëmim i brendshëm në zemrën e saj kur ajo qesh. Asgjë nuk e gudulis më shumë atë, sesa një incident gjatë ceremonive.

18. Në një mbrëmje gjatë javës, kur ajo nuk ka ndonjë detyrim zyrtar, Mbretëresha shkon në shtrat jo më vonë se ora 11:30 e darkës.

19. Mos e pyet atë për lule, sepse ajo e urren kopshtarinë.

20. Mbretëresha nuk ka as pasaportë dhe as patentë për të drejtuar makinën.

21. Pasioni i Mbretëreshës është të garojë, por atë nuk do mund ta gjeni kurrë duke vënë baste ose duke qëndruar në rradhë.

22. Mbretëresha dhe Princ Philip, preferojnë shumë që të shohin televizor ndërkohë që janë ulur në divan duke ngrënë diçka me tavolinën-tabaka përpara tyre. Ata nuk shohin çdo gjë që transmetohet, por regjistrojnë shfaqjet e tyre të preferuara (njëra ndër to është ‘Downtown”) për të shoqëruar vezët e stilit mbretëror që po hanë.

23. Mbretëresha vesh dorashka në publik, jo vetëm për qëllimin e veshjes mbretërore, por edhe për të mbrojtur veten nga ndonjë grip ose virozë.

24. Në orën 7:30 të pasdites, Mbretëresha preferon të pijë një lloj vere nga Spanja e Jugut të quajtur ‘Sherry’, ose preferon të hajë ndonjë gjë të lehtë. Ajo kurrë nuk pi më shumë se sa tre gota verë në darkë, edhe pse qilarët ku ajo e ruan verën janë nga më të mirët në Europë (gati të njëjtë me vinotekat franceze).

25. Mbretëresha nuk ka veshur kurrë një palë xhinse në jetën e saj./revistawho.com