24 vite më pas, Lady D ende frymëzon me veshjet. Kristen Stewart e risjell
Veshjet dhe kombinimet e Princeshë Dianës kanë frymëzuar përherë personazhet e njohur që kanë risjellë në formën e tyre disa nga “look-et” më të pëlqyera apo të komentuara të saj.
Pas Hailey Bieber ka qenë radha e aktores Kristen Stewart e cila ka veshur një xhaketë në ngjyrë të kuqe dhe jeshile, një pulovër në ngjyrë të bardhë, xhinse dhe çizme ngjyrë kafe të lidhura njëjtë si Princeshë Diana. Çfarë tërhoqi tjetër vëmendjen ishin dhe flokët e shkurtër dhe biondë të aktores.
Sipas ‘People’, Kristen ka risjellë një kombinim të Princeshës, e cila mbetet edhe sot 24 vite pas humbjes së jetës një ikonë për çdo gjë ndryshe që solli në mbretëri.
Kujtojmë se aktorja do luajë rolin e Dianës në filmin e ri dedikuar jetës së princeshës./revistawho.com