24 orë nga dasma e Afërdita Dreshaj, modelja me përgatitjet e fundit
Edhe 24 orë kanë mbetur nga momenti kur modelja shqiptare Afërdita Dreshaj do t’i drejtohet altarit për t’u betuar për dashuri të përjetshme. Duket se modelja ka filluar të merret me disa detaje të vogla që kanë lidhje me pamjen e saj, pasi për pjesën tjetër me siguri është një staf i tërë organizativ që kujdeset. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale disa foto me mikeshat e saj, ku shihet se ka kuruar thonjtë. Dreshaj ka preferuar të jetë një nuse me thonj të bardhë, duke qenë se ceremonia do të oganizohet buzë detit.