22 vite më i madh! Ja pra dashuria nuk njeh moshë

Kur dashuria triumfon, mosha mbetet vetëm një numër. Harrison Ford dhe Calista Flockhart deklaruan në një intervistë se diferenca në moshë nuk i shqetëson përkundrazi është thjeshtë një numër për ta. Calista madje pranoi se ajo shpesh harron se ai është 22 vjet më i madh.

Ford nga ana tjetër pranoi se nuk kishte pasur një lidhje serioze për një kohë, përveç asaj që kishte me fëmijët e tij. Por duket se takimi me Calista-n ishte një pikë kthese në jetën e tij. Ai madje shprehu habinë kur zbuloi se ishte i aftë të krijonte një marrëdhënie afatgjatë.

Ata janë prej 20 vitesh së bashku dhe duket se asgjë nuk mund ta ngadalësojë historinë solide të dashurisë mes Harrison Ford dhe Calista Flockhart.

Çifti i njohur i Hollywood-it ka ‘lulëzuar’ në një botë ku romancat e gjata janë një perlë e rrallë. Një dashuri që ‘lulëzoi’ pavarësisht gjithçkaje. Kur Calista dhe Harrison u takuan për herë të parë në ‘Golden Globes’ në 2002, aktorja e derdhi pijen mbi të 20 minuta pas bisedës së tyre./revistawho.com