21 vite më parë, Ermal Fejzullahu ndan këtë kujtim të veçantë me vëllain e tij në Londër

Këngëtari i njohur kosovar, Ermal Fejzullahu ka ndarë së fundmi një kujtim të hershëm në llogarinë në ‘Instagram’ së bashku me vëllain e tij Armend Fejzullahu.

Artisti ka publikuar një foto ku shfaqen të dy vëllezërit duke ngrënë. “Kthim pas, Londër 1999”, ka shkruar Fejzullahu krah këtij postimi.

Ajo çfarë bie në sy është qëndrimi i njejtë i dy vëllezërve në fotografi.

Momentalisht Ermali është karantinuar me bashkëshorten e tij dhe babain në Brezovicë, ndërsa mamaja dhe vëllai i tij ndodhen në destinacione të tjera, fakt ky që mund ta ketë bërë jo pak nostalgjik këngëtarin./revistawho.com