2004-2023: Historia e Shqipërisë në Eurovision dhe këngët që do të të sjellin nostalgji

Eurovision është pa diskutim një ngjarje e rëndësishme dhe tejet e ndjekur në Europë. Vendi ynë ka marrë pjesë në këtë garë prej tashmë 19 vitesh, kur për herë të parë u prezantua në vitin 2004.

Në 2004-ën, u përfaqësuam denjësisht nga Anjeza Shahini, me këngën “The Image of You” (“Imazhi Yt”), duke u renditur në vendin e 7-të.

Në vitin 2005, Shqipëria u paraqit në Eurovision me “Tomorrow I Go” (“Nesër shkoj”) nga Ledina Çelo.

Një vit më vonë, nga Luiz Ejlli me “Zjarr e Ftohtë”.

Në 2007, me “Hear My Plea” (“Balada e Gurit”) nga Frederik Ndoci. Kënga shkoi deri në gjysmë-finale.

Vitin pasardhës, Shqipëria u përfaqësua me “Zemrën e lamë peng” nga Olta Boka, e cila u pozicionua në vendin e 17-të.

Në të njëjtën renditje u pozicionua edhe “Carry Me in Your Dreams” (“Më Merr në Ëndërr”), më 2009-ën.

Në 2010-ën, Shqipëria u përfaqësua me “It’s All About You” nga Juliana Pasha.

Një vit më vonë, me “Feel the Passion” nga Aurela Gaçe.

Viti 2012 shënon vitin më të suksesshëm për Shqipërinë, e cila u rendit në vendin e 5-të (një rekord që ende s’është thyer) me “Suus” nga Rona Nishliu.

2013-ta ishte viti kur Shqipërinë në Eurovision e përfaqësonin Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko me këngën “Identitet”.

Në vitin pasardhës, me Hersi – “One Night’s Anger”.

Në 2015-ën, në skenën e Eurovision-it u ngjit Elhaida Dani me “I’m Alive”.

Ndërsa në 2016-ën, Eneda Tarifa me “Fairytail” (“Përrallë”).

Një vit më vonë, me Linda Halimin, e cila këndoi “World” (“Botë”).

Ndërsa, në vitin 2018, skena e Eurovision u elektrizua nga Eugent Bushpepa me “Mall”.

Në 2019-ën, Jonida Maliqi na përfaqësoi me këngën “Ktheju Tokës”.

Në vitin 2020, do të na përfaqësonte Arilena Ara me “Fall From The Sky”, por Eurovision-i nuk u mbajt për shkak të Covid-19.

Një vit më vonë, Anxhela Peristeri na përfaqësoi me këngën “Karma”.

Në 2022-shin, Ronela Hajati rrëmbeu zemrat e njerëzve me “Sekret”.

Këtë vit, në skenën e Eurovision konkurroi Albina dhe familja Kelmendi me “Duje”, këngë e cila u rendit në vendin e 22-të.