20-vjeçari i plagosur me thikë në gjendje kritike, arrestohet gruaja e ish-sulmuesit anglez

Ditën e shtunë policia ka arrestuar 3 persona, që akuzoheshin për sulm me thikë ndaj një 20-vjeçari, në Lishfield.

Ky i fundit është sulmuar me thikë dhe është në spital në gjendje kritike. Për këtë, policia ka arrestuar menjëherë 3 persona të dyshuar, se mund ta kishin kryer këtë vepër penale.

Një ndër të arrestuarit ishte edhe gruaja e ish-sulmuesit anglez, Kevin Filips. Julia Filips u arrestua nga policia, por më pas është liruar, duke thënë se dha dëshminë e saj dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Tashmë ajo ka shkuar në shtëpinë e saj dhe është bashkuar më familjen, pas atyre momenteve të vështira të kaluara.

Panorama Sport