20 vite të celebruar, merr fund martesa e lumtur e aktorit të famshëm shqiptar

Jim-Belushi-2

Mediat botërore janë pushtuar dje nga lajmi i divorcit të aktorit shqiptar me famë botërore, Xhim Belushi. Çifti i njohur i kanë dhënë fund martesës së tyre pas dy dekadash celebrim. Xhim Belushi dhe Jennifer Sloan pas 20 vitesh martesë kanë firmosur letrat e divorcit. Kjo është martesa më e gjatë që aktori ka pasur në jetën e tij, dhe të gjithë janë çuditur pasi ata gjithmonë transmetonin idenë e një çifti të lumtur.Ky është divorci i tretë i 63-vjeçarit shqiptar. Kjo martesë e tretë e tij u bekua me dy fëmijë, vajzën Jamision dhe djalin Jared. Kujtojmë se Xhim ka qenë i martuar 8 vjet me Sandra Davenport me të cilën ka një djalë, Robertin. Kursemartesa e tij e parë ishte me aktoren Marjorie Bansfiel, më e shkurtra për të, pasi zgjati vetëm 2 vjet.