20 vite më pas, Lori Hoxha sjell kombinimet e Carrie Bradshaw
Kush e ka ndjekur ‘Sex and The City’, mbi të gjitha ka dashuruar sensin e modës dhe shijen e Sarah Jessica Parker si Carrie. E në jeni vërtetë fansa të zjarrtë të këtij seriali, nuk ju ka shpëtuar veshja e Vivian Westwood, që çmendi të gjitha vajzat e apasionuara pas modës. Minifundi jeshil me pjesën e bardhë nga pas që të gjithë e deshën.
Megjithëse pa efektet dramatike të serialit, Lori e veshi një fund jeshil dhe e kombinoi me nje bluzë të bardhë. Kaq mjaftoi që të na e kujtonte këtë veshje. Edhe pse duket kombinimi më i thjesht në botë, me siguri i numëroni me njërën dorë rastet kur keni parë dikë të veshur me fund të shkurtër të gjelbër./revistawho.com