20 vite më i madh! Diola Dosti tregon se dashuria nuk njeh moshë: Gjetëm njëri-tjetrin mes dritave verbuese
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Ishte biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu i cili konfirmoi zërat duke publikuar nje InstaStory me nutricionisten.
Diola ka qenë gjithmonë e komentuar përsa i përket jetës së saj private, prandaj dhe kjo lidhje solli diskutime të shumta. Një aspekt për të cilën kjo lidhje është komentuat shumë në këto ditë është diferenca në moshë.
Erolld Belegu është 20 vite më i madh se Diola Dosti. Biznesmeni është 57 vjeç, ndërsa Diola 37. Por kjo e fundit, në një dedikim romantik për partnerin ka treguar se dashuria nuk njeh moshë.
“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë por dhe ku do të shkojmë së bashku. Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falenderoj për repsektimin e historisë sonë. Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që na pret. Fillim i ri.”, shkruan nutricionistja.
View this post on Instagram
vizionplus.tv