20 vite bashkë: Çifti i aktorëve ndan sekretet e martesës jetëgjatë

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas janë bashkë prej më shumë se 20 vitesh dhe pavarësisht vështirësive, ndarja s’ka qenë një opsion.

Aktorja, gjatë një interviste për WSJ Magazine ia atribuon jetëgjatësinë e kësaj martese lidhjes së fortë që ka me bashkëshortin dhe ndër të tjera zbulon të ashtuquajturat “sekrete” për një martesë jetëgjatë.

“Së parë, ne bëjmë shumë qejf bashkë! Im shoq është 25-vite më i madh se unë, ky s’është sekret. Dashuria konstante dhe respekti janë çfarë na mbajnë bashkë. Ne kurrë se kemi humbur sensin e humorit dhe shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit.”

Ylli i filmave thotë se puna që bëjnë i ka ndihmuar që komunikimi i tyre të bëhej edhe më intim për shkak të kohës që kalojnë bashkë.

“Ai dhe unë kalojmë shumë kohë bashkë sepse ndryshe nga çiftet e tjerë s’kemi patur kurrë një orar fiks pune. Ne ose jemi në punë, ose jemi pushim. Pra unë mund të punoj 16 orë në ditë, por edhe mund të jem gjithë ditën në shtëpi. Me pak fjalë, ka patur shumë kohë të lirë që të jemi vetvetja.”– vazhdoi Jones.

Dyshja, të martuar që prej vitit 2000 janë prindër të dy fëmijëve, Dylan 20-vjeç dhe vajza Carys, 17. Zgjedhja për t’i rritur fëmijët larg Hollyëood-it ka qenë gjithashtu vendim i mirëmenduar prej çiftit.

Gjithsesi, martesa e tyre nuk ka patur gjithmonë ditë të mira. Në 2010-ën, aktori Douglas u diagnostikua me kancer në fyt e ndërsa në 2013-in ata u ndanë pas 13 viteve bashkë, për të marrë kohën që i duhej për të reflektuar dhe punuar mbi raportin e tyre.

Pavarësisht të gjithave Catherine thotë se çfarë i kthen tek njëri-tjetri është humori dhe fakti që respektojnë hapësirat e secilit.

E kuptoni tani pse dëgjoni kaq shpesh fjalinë: “Dua dikë që t’më bëjë të qeshë”? Eshtë sekreti i një martese të lumtur!

/Anabelmagazine