20 minuta pas ndërrimit të viteve, ‘Santa Claus-i’ ndërron jetë në mënyrë tragjike
Babagjyshi i vitit të ri të Lamisë, në Greqi ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, sapo mbaroi shpërndarjen e dhuratave në qytet.
Mediat greke shkruajnë se 48-vjeçari, Nikos Spanos pësoi sulm në zemër njëzet minuta pas hyrjes së vitit të ri 2021.
Si çdo vit, edhe sivjet Spanos veshi kostumin e kuq të Santa Claus dhe filloi t’i shpërndante dhurata të afërmve.
Nikos Spanos filloi të merrej me ngjarjet kulturore të qytetit në 1993, ndërsa në Komunën e Lamia ai ofroi shërbimet e tij për më shumë se 20 vjet. Në fakt, ai e kishte prezantuar disa herë karnavalet që bëheshin në qytet. Para kësaj ai kishte punuar në fabrikën e Chipita, ndërsa për disa vite ishte edhe një arbitër futbolli, në kampionatet lokale të Fthiotida. Ai kishte dy fëmijë të moshës 19 dhe 15 vjeç.