20 ditë pas dasmës luksoze ndahen Kristela Gjoka dhe Agon Abdullahu
U martuan më 17 Qershor 2016, dhe vetëm 20 ditë më pas mediat e Kosovës japin lajmin se çifti është ndarë. Fjala është për reperin nga Kosova, Agon Abdullahu (Noga) dhe prezantuesen e “Top Channel”, nga Shqipëria Kristela Gjoka. Çifti super i dashuruar bënë bujë me dasmën e tyre super luksoze dhe me shumë të ftuar, por ja që ata do të kujtohen si të martuarit 20 ditësh. Flitet se i kanë dhënë lidhjes pasi prezantuesja nga Shqipëria nuk ka dashur të jetojë në të njëjtën shtëpi me nënën dhe motrat e reperit. Kjo verifikohet lehtësisht edhe nga fshirja e çdo gjurme në rrjetet sociale të fotove të njëri-tjetrit. Për nga jetë shkurtësia martesa e tyre zë vendin e dytë pas asaj të vitit 2004 mes Britney Spears dhe Jason Alexandër, që zgjati vetëm 55 orë. Le të shohim nëse Noga dhe Kristela do të ulen bashkë për të rishikuar vendimin.