“2 vite pa ty engjëlli im”, Barbana Dini publikon foton prekëse pranë vëllait që s’jeton më

Dy vite më parë ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Ergi Dini tronditi gjithë opinionin publik. Ai ndërroi jetë pas një aksidenti me motor, ku ishte bashkë me mikun e tij, i cili po ashtu humbi jetën. Dhimbja për familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij nuk përshkruhet dot me fjalë. Por motra e të ndjerit, këngëtarja Barbana Dini ka vendosur të shpjegojë atë që ndjen për mungesën e të vëllait. Ajo postoi një foto nga vendi ku prehet Ergi, në mbishkrimin e të cilës shkruan: “2 vite pa ty engjëlli im. 2 vite të mbushura me boshllëk! Qofsh afër me Zotin”, shkruan IconStyle. Herë pas here ajo sjell për ndjekësit kujtime të të vëllait, duke shprehur dhembjen për humbjen e tij aq papritur.