2 Ton kërkon ndihmën e fansave për videoklipin e ri

Tani që është e pamundur të dalësh dhe të realizosh një klip në natyrë apo studio, për shkak të situatës me pandeminë, artistët janë në dilemë.

Pak ditë më parë, Getinjo publikoi këngën e re me një klip të xhiruar në shtëpinë e tij, ndërsa 2Ton ka kërkuar ndihmën e fansave për ta bërë në bashkëpunim videoklipin.

Në një kohë kur pandemia e COVID-19 është duke vështirësuar punën e këngëtarëve për të punuar klipe të reja, 2Ton ka gjetur mënyrën ideale të krijimit të klipit të këngës së tij.

Ai ka lajmëruar në Instagram se kush dëshiron të jetë pjesë e këtij projekti duhet të këndojë një nga pjesët e publikuara nga kënga e re dhe t’ia dërgojë videon këngëtarit.Kënga e re titullohet “T’fala” dhe do të vijë shumë shpejt për publikun!A jeni gati të dilni në videoklip?