2 muaj pasi u zbulua lidhja, “Sanem” ndahet nga biznesmeni turk

Aktorja turke Demet Ozdemir është shumë e komentuar në mediat turke, sidomos për jetën e saj private. Gjatë xhirimeve të serialit “Një puthje në errësirë”, ajo u përfol për një lidhje me aktorin me origjinë shqiptare, Can Yaman. Kjo lidhje përfundoi shpejt dhe duket se aktorja po qëllon pa fat në dashuri. Dy muaj më parë mediat turke raportuan se Demet Ozdemir është në një lidhje me biznesmenin Jaman Taxhirollu. Madje çifti e kishin konsoliduar lidhjen dhe Demet ishte takuar me nënën e Jamanit.

Mirëpo pa kaluar shumë kohë, aktorja është ndarë nga biznesmeni. Mediat turke raportojnë sërish se dyshja kanë vendosur t’i ndajnë rrugët. Sipas burimeve çifti janë ndarë për shkak se nuk kalojnë dot kohë me njëri-tjetrin. Biznesmeni është i zënë duke punuar për orë të tëra ndërsa aktorja është në xhirime. Demet Ozdemir u bë e njohur në Shqipëri falë roleve në telenovela të ndryshme, ndër to në rolin e “Sanemit” në serialin “Një puthje në errësirë”.

revistawho.com