19-vjeçari me autizëm merr qindra oferta pune pas letrës që publikoi në LinkedIn: Ja ç’shkruhej!

Ryan Lowry, 19 vjeç, do të përfundojë shumë shpejt gjimnazin, prandaj vendosi të kërkojë për punë në një mënyrë të veçantë: Duke shkruar një letër në fletë dhe duke e postuar më pas në LinkedIn. Në të ai shpjegon se ka autizëm dhe do t’i duhet një mentor, por di të mësojë shpejt.

Letra e tij e sinqertë mori shpejt vëmendjen e njerëzve dhe ofertat për punë vazhduan të shtoheshin. Ryan fitoi edhe një bursë në “Exceptional Minds”, një akademi jofitimprurëse e vendosur në Los Angeles, e specializuar për të mësuar njerëzit me autizëm në lidhje me animimin.

Ja çfarë shkruhej në letrën e tij:

“I dashur punëdhënës i ardhshëm,

Quhem Ryan Lowry. Jam 19 vjeç, jetoj në Leesburg, Virginia dhe kam autizëm. Kam edhe një sens unik humori, dhunti në matematikë, jam shumë i mirë në teknologji dhe mësoj shpejt.

Jam i interesuar në një punë në fushën e animimit ose IT-së (teknologjisë së informacionit). E kuptoj se dikush si ju do të duhet të testojë fatin me mua, unë nuk mësoj si njerëzit e zakonshëm. Do të më duhej një mentor të më mësonte, por kuptoj shpejt dhe nëse ma shpjegon njëherë, e kuptoj. Premtoj se nëse më punësoni dhe më mësoni, do të ndiheni të lumtur për këtë vendim. Do vij çdo ditë, do bëj çfarë të më thuhet dhe do të punoj shumë fort.

Sinqerisht,

Ryan Lowry.”