“18 vite në shtëpi të ndryshme”, Edith Mihali rrëfen historinë e veçantë të martesës së saj!

Shumë psikolog kanë filluar të rekomandojnë që çiftet duhet të flenë të ndarë ndërkohë që janë janë të martuar, pasi sipas tyre ky është sekreti për ta bërë më të lumtur martesën.

Së fundmi për këtë temë është diskutuar të “Rudina”, dhe një ndër të ftuarit e panelit ka qenë edhe sopranoja Edith Mihali, e cila ka treguar eksperiencën e martesës së saj.

Ajo ka 50 vite martesë dhe tregon se 18 vitet e para të martesës i ka jetuar në shtëpi të ndarë nga bashkëshorti. Siç shprehet ajo, për të ato kanë qenë edhe vitet më të lumtura të jetës së saj martesore.

“Më 17 tetor kam 50-vjetorin e martesës.50 plus 5 vite para i thonë 55. Në një moment që ti je shumë e re, merr vendimin më të rëndësishëm të jetës tënde. Po them që na ka karakterizuar përgjegjësia te të dy, ku bën pjesë toleranca, sakrifica dhe durimi. Pas 9 muajve martesë unë pata djalin. Bashkëshorti, Prokopi, kishte një shtëpi të vogël. Unë kisha një shtëpi më komode, më të mirë. Dhe sakrifica e parë ishte e tij. Unë mund të rrija te mamaja me djalin dhe ai të rrinte në shtëpinë e tij. Për 18 vite unë kam ndenjur veç në shtëpi të ndryshme.

Dhe është momenti më i lumtur. Kemi shëtitur shumë, s’kemi lënë vend pa vajtur. Për fëmijën kujdeseshin katër personazhe kjo më bënte të kisha shumë kohë për të frekuentuar restorantet. S’kam lënë, thënë me humor, ‘mihane’, pa shëtitur me bashkëshortin. Të qenurit larg e në shtëpi të ndryshme, ke më shumë mall. Ne ishim veç, por ishim shumë bashkë”, u shpreh Edith Mihali.

Bordo