17 vite dashuri që përfunduan në divorc, Jonida Maliqi flet për kohën kur ishte e lumtur

Historia 17-vjeçare e dashurisë së këngëtares dhe biznesmenes Jonida Maliqi me biznesmenin Gent Prizreni ka marrë fund. Mediat shkruan se çifti janë në proces divorci pranë Gjykatës së Tiranës, por artistja ka preferuar ta mbajë larg publikut këtë moment të jetës. E ftuar në “Top Albania Radio” në një intervistë me moderatoren Dojna Mema, Jonida ndaloi për herë të parë tek çështja e divorcit. Së pari ajo falenderoi mediat që nuk e kanë ngacmuar për marrëdhënien e saj që zgjati 17 vite dhe ka theksuar se epiqendra e jetës së saj është vetëm djali i vogël Dani. “Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundosh por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është. Nuk kam dhënë detaje rreth kësaj çështjeje ashtu sikurse nuk kam dhënë detaje kur kam qenë e lumtur sepse jo më kot jeta ime personale më përket vetëm mua”, është shprehur ajo duke mbyllur kështu komentin e saj. Ndërkohë “Story.al” ju sjell fotot ekslkuzive të Jonidës me ish- bashkëshortin në eventin “Sekreti i ëmbël” të “Albtelecom”. Fotot e shkrepura në muajin mars të vitit 2016-të në club “Folie”, tregojnë çiftin në momente gëzimi dhe argëtimi me miqtë e tyre të ngushtë.