17 këngëtarë të rinj garojnë me emrat BIG në “Kënga Magjike”, zbuloni emrat

Të dielën u mbyll konkurrimi dhe prezantimi përfundimtar i këngëve të festivalit “Kënga Magjike” në “E diela shqiptare”. Të gjithë konkurrentët e kategorisë Neë Arstist i janë nënshtruar një votimi të dytë nga juria: Ulis Krajka, Olti Curri, Dj Sardi, Juliana Pasha e Venera Lumani. Ata dëgjuan këngët e kaluara në fazën e parë edhe një herë të dytë, për të përzgjedhur emrat që do të marrin pjesë në netët finale. E pas një rivotimi nga anëtarët e jurisë së të rinjve, janë vendosur gjithsej 17 artistë të rinj, të cilët do të ndahen në dy grupe, përkatësisht në natën e parë dhe të dytë, 6 dhe 7 dhjetor. Pas kësaj faze, këngët e kësaj kategorie do të votohen edhe një herë të tretë nga juria për të qenë pjesë e natës finale, më 9 dhjetor nën moderimin e showman-it Ardit Gjebrea, dhe partnerëve të tij. Më poshtë do të gjeni listën e këngëtarëve të rinj, që do të këndojnë në netët finale, në Pallatin e Kongreseve:
Toli
Arjeta Palushaj
All In Band
Albulena Jashari
Ergys Shahu
Silvana Rusi
Algert Sala
Genti Deda
Gerard Merdani
Xhon Jesku
Albina Kelmendi
Xhon Shahu
Andrea Paskali
Linda Cikaqi
Serxho Hajdini
Armenda
Reinaldo Gaçi
Chat Conversation End
Type a message…