15-vjeçari “gjeni i kompjuterave” mund të shpallet Shenjtor
Një adoleshent “gjeni kompjuterash” është në rrugën e shenjtërimit pasi u lumturua nga Kisha Katolike. Carlo Acutis, i cili ndërroi jetë nga leuçemia në vitin 2006, në moshën 15-vjeçare, u lumturua të shtunën e kaluar në qytetin Assisi, në Itali.
Lumturimi është hapi i parafundit në proçesin e shenjtërimit, që do të thotë se personi që e merr është i bekuar dhe mrekullia që ka bërë në jetë është konfimuar nga Kisha. Pas kësaj mjafton që të konfirmohet edhe se ka bërë një mrekulli tjetër dhe më pas shpallet Shenjtor, në këtë rast “Shën Acutis”.
Vatikani thotë se adoleshenti përdori aftësitë e tij kompjuterike për të krijuar një website, që ndiqte historitë e mrekullive eukaristike (Eucharist), të cilat janë përdorur nga më shumë se 10 mijë famulli në të gjithë botën. Acutis ishte besimtar që në moshë të vogël, pavarësisht se e ëma kishte qenë në meshë 3 apo 4 herë gjatë gjithë jetës së saj.
Lumurimi i tij ndodhi pasi pretendohet se ai shëroi një djalë brazilian nga një sëmundje e rëndë, përmes “intercession”-it, aktit të lutjes për veten ose një person tjetër. Pretendim që është konfimuar nga Kisha dhe është pranuar si mrekulli.
Acutis lindi në Londër, nga prindër italianë, para se familja të shpërngulej në Milano. I përshkruar nga Vatikani si ”gjeniu i kompjuterave me një dashuri të madhe për Eucharist”-in, djaloshi italian është personi më i ri, të paktën në kohët moderne, që lumturohet dhe është në rrugën për t’u bërë shenjtor.
/News31
Burimi:CNN