15 mënyra për të veshur pantallonat e lëkurës si ikonat e modës
Kur mendojmë për të veshur një palë pantallona lëkure, e kemi të vështirë të përfytyrojmë se si mund të dukemi me to. Megjithatë, kemi vendosur që këtë sezon të provojmë, pse jo, të dukemi si vajzat e njohura të modës, me një palë pantallona prej lëkure
Kohët e fundit, te pantallonat e lëkurës e kanë gjetur veten vajzat e përmasave të ndryshme trupore. Marka të njohura e kanë propozuar këtë trend dhe kanë vendosur që të guxojnë për sezonin vjeshtë – dimër.
Tendenca vjen nga vitet ’80, moderne dhe rock. Materialet vijnë me të gjitha ngjyrat dhe me materiale të lehta e të buta. Këtë sezon ekzistojnë edhe disa stile “faux” që janë të përballueshme edhe në çmim, nëse nuk doni të shpenzoni shumë.
Nëse keni pyetur veten se si të krijoni një pamje të re, ky është momenti. Jo vetëm që keni më poshtë imazhe fantastike nga rruga që do t’ju frymëzojnë, por me siguri në këtë kolazh do të gjeni edhe modelet e preferuara për ju.