14 vite krah njëri-tjetrit, Miriam Cani i bën Alban Skënderajt dedikimin romantik

Nëse kemi thënë familja më e dashur e showbiz-it shqiptar kemi thënë familja Skënderaj. Miriam dhe Alban si në jetën profesionale, ia kanë dalë të ndërtojnë një familje tepër të shëndetshme me dy dashuritë Ameli dhe Duam. Ata konsiderohen si një çift model dhe shpesh ndajnë foto e video me njëri-tjetrin, duke na ëmbëlsuar ditën.

Këtë të martë ata kanë festuar 14 vjetorin e lidhjes dhe Miriam nuk ka ngurruar t’i bëj partnerit të jetën një dedikim romantik në Instagram. Ajo ka publikuar tre fragmente nga kënga e tyre mjaft e njohur ”Let me die with you”, krahas së cilës ka treguar se çifti mbushin plot 14 vite bashkë. ”14 vite me ty. I love you more than the worlds can say @albanskenderaj”-ishin këto fjalët e këngëtares.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani)

Sikurse kanë treguar edhe vetë nëpër intervista gjatë këtyre viteve ata janë rritur e kanë përjetuar ndodhi të bukura e të vështira pa u ndarë asnjëherë. Dyshja janë prindër të një vajze, Ameli, dhe një djali, Duam. Këto kohë çifti duket se është shkëputur paksa nga muzika për t’iu përkushtuar botës së biznesit. Pak ditë më parë Albani u rikthye me një baladë të ndjerë të titulluar “ Kush ta ndjen ty aromen”. Kurse Miriam solli në janar dedikimin për të birin “Sa shumë të dua”.

/News31