14 fotot e rralla të Mbretëreshës Elizabeth që nuk pranon të ketë shofer

Mbretërit e Mbretëreshat janë ashtu si ne! Dhe këtë e vërteton Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, e cila ka një staf të tërë që i shërbejnë dhe shoferë që mund ta çojnë ku të dojë, por ajo preferon që në raste të rralla t’i bëjë vetë gjërat.

Dhe ja ku janë 14 fotot kur Elizabeth vendosi ta ngiste vetë makinën, madje ka patur pasagjer fëmijët e saj, Princin Charles dhe Princeshën Anne, si dhe burrin e saj, Princin Philip.

Gjithashtu Mbretëresha ka krijuar uniformën e saj kur nget makinën pasi ajo rrallëherë është parë në Land Rover e saj pa një shami mëndafshi në kokë ose kapele shumëngjyrëshe, të shoqëruar me syze dielli të mëdha.