13 vite martesë: Beyonce dhe Jay Z s’mund të kishin përvjetor më romantik dhe seksi se kaq
Beyonce i rikthehet Instagram-it vetëm për ngjarje të rëndësishme siç janë momentet e kaluara me fëmijët, apo përvjetori i martesës! Në 4 prill, Jay Z dhe Beyonce festuan 13-vjetorin e martesës dhe siç mund ta merrni me mend, ylli i pop-it festoi siç mund ta bëjë vetëm ajo.
Një set kuq e zi kombinuar me taka të kuqe prej cope mëndafshi! Nëse s’mund ta imagjinoni sa sensuale duket, Beyonce ka disa foto për botën.
Pantallonat e shkurtra dhe mini-xhaketën Bey i plotësoi me një palë vathë, varëse dhe syze ekstravagante që vetëm ajo mund t’i mbante siç e meritojnë!
View this post on Instagram
Nisur nga fotot, fjalët kyçe të përvjetorit ishin: Beyonce, Jay Z, një avion privat, Las Vegas!
Larg syve të të gjithëve për të festuar 13 vite dashurie që jo s’kanë qenë gjithnjë të thjeshta. Në historinë e tyre dyshja e famshme ka patur jo pak herë sfida të shoqëruara me skandale tradhtie nga ana e reperit, por që u përballuan me shumë zgjuarësi nga këngëtarja. Në fund të ditës, Bey dhe Jay e bënë martesën e tyre të funksionojë.
View this post on Instagram
“Ne kemi zgjedhur të luftojmë për dashurinë tonë. Për familjen dhe për fëmijët, për t’i dhënë atyre një të ardhme ndryshe. Ne s’kemi qenë ndonjëherë çifti i famshëm. Ne jemi thjesht një çift që fati donte të ishim të famshëm. Ne jemi njerëz të vërtet.”– u shpreh Jay Z për CNN në 2018-ën, pak pas lajmit se ai kishte tradhtuar Beyonce-n.