13-ta me fat e Adelina Ismailit, e dashuruar si ditën e parë

Me një foto ku shfaqen duke shijuar diellin e 13 viteve bashkë, Val Krasniqi, bashkëshorti i këngëtares kosovare, Adelina Ismaili, i ka uruar kësaj të fundit përvjetorin.

“Dashuria e vërtetë nuk mbaron asnjëherë. Ajo njeh presje, por asnjëherë pika. 13 vite bashkë, gëzuar përvjetorin zemër”, ka shkruar Krasniqi në foton e publikuar në llogarinë e tij.

Adelina dhe Val janë prindër të një djali që erdhi në jetë në vitin 2017. E ftuar në ‘Prive’ disa kohë më parë, këngëtarja pranoi se e mendon dhe ardhjen në jetë të një fëmijë të dytë që do dëshironte të ishte vajzë./revistawhocom