![](https://story.al/wp-content/uploads/2025/02/jo-1-1.jpg)
“12 vite ose më shumë”/ Avokati tregon se çfarë rrezikon Veliaj pas arrestit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua sot në zyrën e tij nga agjentët e BKH-së, me disa akuza të rënda, korrupsion pasiv kryer nëntë herë dhe pastrim parash.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, avokati Jordan Daci, shpjegoi se sa dënim rrezikon kryetari i bashkisë së Tiranës, nëse shpallet fajtor.
“Nëse nisemi nga numri i veprave penale se bëhet fjalë për nëntë herë për korrupsion dhe vepra e pastrimit të produkteve të veprës penale, janë akuza të rënda të bëra. Krimet që lidhen me detyrën, janë në nivelin e vrasjes, flas në afate kohore. Deri në 12 vjet është dënimi që jepet për korrupsionin, por do të duhet të shikohet dinamika. Gjithsesi duhet parë nëse gjendet fajtor.
Varianti është që dënohesh 9 herë dhe bashkohet dënimi, por nuk është mbledhje aritmetike. Nënkupton për një dënim që është minimumi 10 vjet e më tepër, por edhe vrasja me dashje dënohet me minumi 10 vite dhe më e rënda 20 vite, por, përherë, nëse provohen këto akuza.
Pas arrestimit të Veliajt, fatkeqësisht Bashkia do të futet në kolaps me drejtimin, sepse janë inekzistentë nga eklipsimi që u ka bërë Veliaj. Kur ka më shumë se një nënkryetar, këshilli mandaton njëri prej tyre. Nga ana tjetër ligji parashikon se kur kryetari i bashkisë mungon më shumë se 3 muaj shkarkohet nga kryeministri. Por kemi një precedent me rastin Beleri, mund të kemi një shkarkim si në rastin e tij”– tha avokati Jordan Daci.
tpz.al