12 citate të fuqishme për fitoren, që do t’ju motivojnë për t’ia dalë mbanë
1. “Arsyeja pse njerëzit dorëzohen kaq shpejt, është sepse ata priren të shikojnë se sa rrugë kanë ende për të bërë, në vend se sa larg kanë arritur.”
2. “Duke lexuar jetët e njerëzve të mëdhenj, kuptova se fitorja e parë që ata kishin arritur ishte mbi veten e tyre… disiplina vetiake për të gjithë ata ishte e para.” – Harry S Truman
3. “Nëse një njeri arrin fitore mbi trupin, kush në botë mund të ushtrojë pushtet mbi të? Ai që sundon veten, sundon mbi të gjithë botën.” – Vinoba Bhave
4. “Fitorja mbi veten nuk mund t’ju merret, as nga konkurrentët, as nga engjëjt apo nga demonët.”
5. “Unë e konsideroj më të guximshëm atë që i mposht dëshirat e tij sesa atë që i mund armiqtë që ka; sepse fitorja më e vështirë është mbi vetveten.” – Aristoteli
6. “Studioni strategjinë me vite dhe arrini shpirtin e luftëtarit. Sot është fitorja mbi veten tuaj siç ishte dje; nesër është fitorja jote ndaj njerëzve më të vegjël.” – Miyamoto Musashi
7. “Nuk mund të presësh të fitosh nëse planifikon humbjen”.
8. “Fitorja u takon atyre që besojnë më shumë në të dhe besojnë më gjatë në të.” – Randall Wallace
9. “Në çdo humbje ka një mësim që të tregon se si të arrish fitoren herën tjetër.” – Robert Collier
10. “Unë besoj se ka një fuqi të brendshme që të bën fitues ose humbës. Dhe fituesit janë ata që me të vërtetë dëgjojnë të vërtetën e zemrave të tyre.” – Silvester Stalone
Bonusi 1
“Në vitin 1995 kisha 7 dollarë në xhep dhe dija dy gjëra: jam me xhepat shpuar dhe një ditë nuk do jem ke4shtu. Ti mund të arrish çdo gjë!” – Dwayne ‘The Rock’ Johnson
Bonusi 2
“Jo të gjithë ëndërrimtarët janë fitues, por të gjithë fituesit janë ëndërrimtarë. Ëndrra juaj është çelësi i së ardhmes suaj.” – Mark Gorman
Vazhdoni të ëndërroni dhe vazhdoni të besoni! Vazhdoni të shkëlqeni dhe të buzëqeshni!