113-vjeçarja që i mbijetoi gripit spanjoll dhe dy luftërave botërore, shërohet nga Covid-19
Personi me moshën më të madhe në Spanjë, 113-vjeçarja Maria Braynas është bërë po ashtu personi më i moshuar që ka arritur t’i mbijetojë koronavirusit. Jo vetëm në shtetin iberik, por edhe në botë.
Nëna e tre fëmijëve dhe 11 nipërve e mbesave, ajo u infektua nga Covid-19 në azilin ku jetonte, në qytetin Olot në lindje të Spanjës. Braynas rezultoi pozitive në muajin prill, ndërkohë që testi ju kthye negativ javën e shkuar.
Historia e gruas spanjolle është një histori e mbijetesës njerëzore. E lindur në vitin 1907 në San Francisco, ajo u zhvendos në 1915 në Spanjë në vendin e familjes së saj.
Maria i ka mbijetuar Luftës së Parë Botërore (1914-1918). Gripit spanjoll që pushtoi botën në 1918-1919, duke vrarë 50 milionë njerëz. Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) dhe Luftës Civile në Spanjë (1936-1939). Prej 20 vitesh ajo jeton në azil, ndërkohë qëmbushi 113-vjeç në mar, pak ditë para se vendi i saj të hynte në shtetrrethim. /News31.al