111-vjetori i Pavarësisë; Google ‘vishet’ kuqezi!

“Google” është veshur kuq e zi, duke i bërë një dhuratë Shqipërisë me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë.

Në faqen kryesore të motorit të kërkim është vendosur në gift flamuri kuqezi në një sfond qielli dhe nëse klikon mbi ikonën e flamurit mund të lexosh një shpjegim dhe urim për ditën e Pavarësisë.

Këtë ndryshim në Google e shohin vetëm shqiptarët që janë brenda territorit të Shqipërisë.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Bordo