11 muaj me Sian, në familjen e Amarda Toskës festohet kështu
Ditën e sotme vogëlushja e dyshes së njohur, Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, bën plot 11 muaj jetë.
Ashtu si çdo muaj tjetër çifti e ka pritur me gëzim këtë ditë duke e festuar të gjithë së bashku. Ata i kanë bërë vogëlushes një tortë tipike vajzash, e cila duket se nuk ka rezistuar shumë. Nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’ mami Ami ka treguar se pas 10 minutash Sia e ka prishur tortën duke luajtur me të. “Pas 10 minutash”, shkruan Ami në videon ku Sia shfaqet me duart e mbushura me torte, sipas Who.
Kujtojmë se Ami dhe Ermali e zbuluan për herë të parë imazhin e vogëlushes në dhjetor të vitit që lamë pas nëpërmjet një videoje ku tregonin disa nga momentet më të bukura të Sias.