11 fëmijë me 8 burra të ndryshëm, habit gruaja: Dua edhe 19 të tjerë!
Phi nga Memphis, SHBA, ka 11 fëmijë me 8 burra të ndryshëm, dhe është ndjerë shumë e paragjykyar nga shoqëria, por kjo nuk e ndalon të kërkojë edhe fëmijë të tjerë.
Gruaja ka fituar më shumë se 90 mijë pëlqime në “TikTok” duke bërë video me të vegjlit e saj. Për Phi nuk kanë të qenë të lehta takimet me meshkujt. Ajo pretendon se ata i thonë gjithmonë se nuk mund të martohen me të për shkak të situatës së saj, nga e cila ndihet e lodhur tashmë. Në një video që ka marrë më shumë se 139.000 pëlqime, ajo zbuloi se pse ka kaq shumë fëmijë me burra të ndryshëm dhe se si planifikon të ketë edhe më shumë në të ardhmen.
“Më lejoni ta shpjegoj. Nëse keni një burrë dhe e hiqni atë, keni zero. Por nëse keni tetë dhe hiqni tre, keni akoma pesë. Nëse unë do kisha vetëm një burrë dhe ai do të largohej ose do të vdiste, fëmijët e mi do ishin pa baba. Por nëse do të kisha tetë dhe tre do të largoheshin ose do të vdisnin, fëmijët e mi kanë ende 5 baballarë”, ka treguar Phi. Phi më pas iu përgjigj shikuesve të hutuar dhe bëri shaka se nuk ka në plan të ndalet pasi nuk do të jetë e lumtur me vetëm 11 fëmijë. “Dua të kem edhe 19 të tjerë, vetëm që të mund t’i bëj 30”, ka thënë Phi, e cila ka shpjeguar se ajo zakonisht gjen baballarë të mundshëm në faqe të tipit “Craigslist”.
Disa prej ndjekësve e kritikojnë për stilin e saj të jetesës. Ata e akuzojnë se ka mbetur shtatzënë qëllimisht në mënyrë që të mund të jetonte jashtë shtetit. “Një herë është një gabim. Dy herë është një zgjedhje. Pas kësaj, është një zakon”, ishte komenti i njërit prej tyre.
Bordo