105-vjeçarja zbulon sekretin e jetëgjatësisë që lidhet me burrat
Një grua 105-vjeçare, që ka jetuar në të dyja luftërat botërore, ka zbuluar se sekreti i saj i jetëgjatësisë është të qëndruarit beqare. Infermieria e dalë në pension, Brenda Osborne, ka lindur në 1913 dhe për 105-vjetorin e lindjes ka ndarë me të gjithë disa këshilla të vlefshme. Ajo ka zbuluar se ka arritur deri në këtë moshë duke punuar fort dhe shëtitur në ajër të pastër. Brenda ka fituar një çmim, sepse është sëmurur vetëm një ditë gjatë 33 viteve të saj si infermiere, shkruan Who. Ajo ka jetuar në shtëpinë e saj të fëmijërisë për 93 vite, përpara se të lëvizte në rezidencën në të cilën jeton për momentin.