Leonora Jakupi e tepron me photoshop, “zhduk” krahun e saj 

Këngëtarja Leonora Jakupi është një nga femrat më të bukura dhe më të komentuara shqiptare.
Pavarësisht se vitet kalojnë, ajo nuk ka ndryshuar aspak dhe vazhdon të mbetet në superformë.
Megjithatë, edhe Leonora Jakupi si gjithë personazhet e tjerë të showbizz përdor photoshop në fotot e saj që publikon në rrjetet sociale

Dhe kjo gjë është vënë re nga “sytë shqiponjë” të ndjekësve të saj. Në imazhin e fundit të publikuar në Instagram, këngëtares i mungon krahu dhe fansat e kanë pyetur ku e “zhduku”.

“Photoshop-i ta paska zhduk edhe krahun oj zemër”- i komenton një prej ndjekësve, ndërsa të tjetër shkruajtën: “’Krahun e majtë ku e ke lënë?’, ‘Ku është krahu’, ‘Ku e ki dorën more’.”

Ndërkohë këngëtarja ka vendosur që të mos reagojë pas këtyre komenteve në foton e saj.

/Panoramaplus.al