Në 40-vjetorin e partnerit dhe 4-vjetorin e lidhjes, Eni Koçi zbulon vendimin sekret me Genc Prelvukajn

Eni Koçi ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar partnerin e saj, këngëtarin e njohur nga Kosova, Genc Prevlukaj në 40-vjetorin e tij të lindjes. Këngëtarja i shprehu dashurinë në një postim në Instagram ku I bën premtimin se “do ta dojë përgjithmonë”. Ajo e konsideroi Genc Prevlukajn “shokun e saj më të mirë dhe një burrë të mrekullueshëm, që nuk rresht duke e mahnitur”. Ndërkohë larg modestisë nuk ngurroi t’i vinte në pah, se sa me fat është që ka në krah një femër si ajo:


“Gëzuar ditëlindjen dashuri! Burri im i mrekullueshëm, i cili kurrë nuk pushon së më mahnitur. Je shoku im më i mirë dhe dashuria ime e përjetshme! Të dua me gjithë zemër! Ps: Doja të të merrja diçka vërtet të mahnitshme për ditëlindjen tënde dhe e kujtova që ti tashmë më ke mua!”, shkroi Eni Koçi.

Kjo deklaratë vjen disa muaj pasi Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj festuan përvjetorin e katërt të historisë së tyre të dashurisë. Shpesh të ndajë momente të bukura nga përditshmëria që kalojnë bashkë për të gjithë ndjekësit në rrjete sociale. Megjithatë, këtë ditë të rëndësishme, Eni dhe Genci vendosën ta kalonin larg syrit të të tjerëve, duke postuar një video të vetme në Instastory dhe asgjë më shumë.

Në të shihen dy gotat teksa çifti bën gëzuar, ndërsa Eni krahas postimit shkuante: “Gëzuar përvjetorin dashuria ime! 4 vite bashkë!”, dhe dedikimin e shoqëroi edhe me emoji-n e një zemre të kuqe. Këngëtarja nuk e tregoi vendndodhjen e tyre, por në sfond dukej një pishinë.

Çifti i artistëve u munduan që ta mbanin larg syrit të publikut romancën e tyre në fillim, deri në momentin që publikuan një foto ku shiheshin të kapur për dore. Ndërsa më 3 nëntor të vitit 2018, Genci vendosi ta propozonte Enin në Plavë. Genci ka një djalë, Gjinin, i cili erdhi në jetë nga martesa e tij e parë me ish-modelen, Arta Arifi.

Këngëtarja Eni Koçi festoi këtë vit 25- vjetorin dhe kjo datë zbuloi më shumë nga marrëdhënia e saj aktuale me producentin 15 vite më të madh, Genc Prelvukaj. Pas lajmeve për një krizë në lidhjen e tyre për shkak të një tjetër femre që është pjesë e muzikës, urimi i Gencit ishte dëshmi se pllaka tashmë kishte ndryshuar për mirë.

Çifti i famshëm jo vetëm që kishin hedhur pas krahëve krizën, por kishin planifikuar një ceremoni dasme VIP në Prishtinë, në vjeshtë, në privatësi të plotë. Fakti se marrëdhënia e tyre ishte rregulluar u bë e qartë nga një postim i Genc Prelvukaj.

Bashkë me një foto në “Instagram”, Genci i bëri një dedikim mjaft romantik Enit, me fjalët që çdo vajzë do të donte t’i dëgjonte duke i bërë premtimin e madh për dashuri në të mirë e në të keq, në ditë me diell e net me stuhi.

“Urime ditëlindjen dashuria ime! Uroj të kesh jetë të gjatë dhe të lumtur! Në çdo ditë që hapet para nesh, do të mundohem ta mbaj buzëqeshjen në fytyrën tënde. Unë që ta njoh mirësinë, nuk gjej fjalë për të përshkruar, sepse çdo fjalë më duket e varfër. Je njeri i mirë, që edhe mua më bën njeri më të mirë. Të uroj të shkëlqesh në jetë, sikurse yjet lart! Me shumë ndjenjë e dashuri unë do të jem pranë teje, në ditë me diell e stuhi. Gotën lart zemër! Gëzuar!”, shkruan këngëtari.

Me sa duket, çifti i ka hedhur pas krahëve keqkuptimet pas rrëfimit publik të këngëtares Tringa Key, e cila u shpreh se ishte larguar nga menaxhimi i Gencit, pasi për shkak të Enit nuk kishte marrë 100 për qind vëmendjen nga ai. Kjo deklaratë u pasua me një krisje në marrëdhënien disavjeçare të këngëtares Eni Koçi me të dashurin 15 vite më të madh nga Kosova, Genc Prelvukaj, që ata e rregulluan shpejt.

Eni dhe Gennci, sekreti i një marrëdhënieje të suksesshme me 15 vite diferencë
E ndërsa gjërat duket se po shkojnë shumë mirë mes çiftit, këngëtarja Eni Koçi ka treguar edhe sekretin e një marrëdhënie të suksesshme me 15 vite diferencë mes tyre. Në një intervistë me ndjekësit e saj në “Instastory”, Eni ka treguar se mes tyre nuk ka tashmë xhelozi dhe se themelet e një marrëdhënie të fortë fillojnë me besimin.

Nisur edhe nga lajmet së fundmi, Eni shprehej: “Themelet më të forta të një marrëdhënieje të shëndetshme fillojnë me besimin. Nëse fillojnë dyshimet dhe xhelozitë, mendoj që marrëdhënia fillon lëkundet”.

U bënë katër vite që Eni Koçi me Genc Prelvukaj kanë zyrtarizuar romancën e tyre, të komentuar nga portalet për një kohë të gjatë. E duket se pas një periudhe testimi që i bënë dashurisë së bashku, nuk mungojnë herë pas here reflektimet e tyre për dashurinë. Ka qenë Genci ai, i cili ka treguar herë pas here anën e tij romantike përmes postimeve të tij në “Instagram”.

Krah Enit, ai shprehej për festa: “Jashtë dritareve borë e bardhë. Brenda ngrohtësi që vjen nga sytë e saj. Gjysma ime më e mirë!”. Të njëjtin postim e bëri edhe Eni pas tij, e cila po ashtu e ka konsideruar artistin nga Kosova, “Gjysma ime më e mirë”.

Burime për “Panorama Plus” pranë çiftit më të komentuar të shoëbizit treguan se ata kanë kohë që bashkëjetojnë në Prishtinë dhe dasma do të jetë thjesht një simbolikë dhe festë për miqtë, pasi ata e konsiderojnë njëri-tjetrin burrë e grua.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ka kohë që e kanë bërë lidhjen e tyre publike dhe gjatë kësaj periudhe nuk kanë ngurruar të shprehin në çdo rast ndjenjat ndaj njëri-tjetrit. Ishte Genci që e theu akullin, pasi i dedikoi fjalët më të bukura të dashurisë partneres së tij 15 vite më të re, për herë të parë dy vite më parë.

Çifti i njohur përflitej prej shumë kohësh për një histori dashurie, por në fund të dhjetorit të 2018-tës ata e konfirmuan duke u shfaqur përkrah njëri-tjetrit në festën e fundvitit, të organizuar nga Labinot Gashi. Këtë deklarim të lidhjes në media e vulosën me disa foto pushimesh në Tajlandë.

Pas disa bashkëpunimesh në muzikë, çifti shihej gjithnjë e më shumë bashkë, zërat qarkullonin, por ata nuk e pranonin ende se ishin më shumë se kolegë apo miq. Pas konfirmimit publik, nuk munguan fotot nga ana e Enit në “Instagram”, ku shfaqej shumë e lumtur dhe e dashuruar me Gencin.

Vetë këngëtari zbuloi se këngën “Ylli e Hana” ishte një dedikim i pastër për dashurinë e tyre. Historia e çiftit Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi u zbulua në 2017-n nga mediat e Kosovës, një lidhje që u pasua nga disa bashkëpunime me klipe. Kujtojmë që Eni po ashtu nuk ngurroi të hidhte një hap më shumë për të dëshmuar të vërtetën mes tyre pas gjashtë muajsh, që kishin nisur të qarkullonin thashethemet e para.

Bashkë me një foto çift, ku shfaqeshin të veshur me të bardha, Eni njoftoi për projektin e tyre të ri muzikor, ndërsa shkruante “Vetëm ti” feat Genc Prelvukaj. Kjo këngë u komentua si një përbetim dashurie, që ata i bënin njëri-tjetrit në mënyrë kaq publike. Ndërkohë, miqtë e tyre thonë se në 40-vjetorin e Gencit dhe 4-vjetorin e lidhjes, Eni Koçi zbuloi si padashje se mund të jetë celebruar në fshehtësi me Genc Prelvukajn./Panorama Plus