100 kg dhe belin e hollë: Modelja që të gjithë peshën e ka në pjesën e poshtme të trupit!

Mbi 2 milionë njerëz e ndjekin Gracie Bon në Instagram për format e saj atipike dhe postimet ndezëse. Modelja plus size, Gracie ka lindur në Panama dhe aktualisht banon në Shtetet e Bashkuara, ku jetesën e siguron nga postimet e saj në kanale të ndryshme të mediave sociale.

28-vjeçarja befason me fizikun e saj… të veçantë. Nëse e shihni nga beli lart, duket si një modele normal – nuk e kuptoni se është në kategorinë plus size. Ajo në fakt peshon 100 kg dhe pjesa më e madhe e këtyre kileve janë të depozituara në ije dhe kofshë.

Gracie bashkëpunon me disa marka të njohura të modës për linjat e tyre të veshjeve plus size. Krenare për format e unike, e reja e lejon veten të fotografohet dhe të filmohet me veshje provokuese.

Megjithatë, format e Gracie nuk janë natyrale. Modelja nuk e ka fshehur faktin që ka bërë operacione të shumta estetike – implante silikoni, ngritje të të pasmeve dhe abdominoplastikë.

Bordo