10 vjetori i “Ora News”; Brenda mbrëmjes Gala me 1 mijë të ftuar

Një mijë të ftuar të rëndësishëm mes politikës, biznesit, televizionit e artit ishin të pranishëm sonte në mbrëmjen Gala që Radio-Televizoni “Ora News” në Tiranë, organizoi për 10 vjetorin e krijimit. Mes një spektakli madhështor, “TV Ora News” ndezi dritat për një rrugëtim të ri me një pamje krejtësisht të re. Në transmetimin “live” mes fishekjarreve u përcoll vizioni dhe koncepti për 10 vitet e ardhshme si dhe u prezantua gjithashtu logoja e re e “Ora News”.