10 vite nga koha kur u shpall “Miss Shqipëria”, Almeda Abazi publikon foton
Almeda Abazi është një nga femrat më të bukura shqiptare. Karrierën e saj e nisi në vitin 2007, kur u shpallur “Miss Tirana” dhe një vit më vonë u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë për vitin 2008. Kjo fitore i hapi rrugën drejt suksesit ku na përfaqësoi në “Miss Globe”. Nga kurorëzimi në “Miss Shqipëria 2008” kanë kaluar 10 vite dhe nga ajo periudhë në jetën e modeles kanë ndryshuar disa gjëra. Ajo më pas vazhdoi karrierën si aktore ku luajti në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm”. Në vitin 2017 Almeda kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me aktorin turk Tolgahan Saysaman dhe vetëm pak javë më parë përmbushi me sukses rolin e prezantueses. Në një foto të postuar në Instastory, Almeda tregon se sot bën 10 vjet nga fitorja e kurorës dhe ndihet nostalgjike për ato kohë. Pavarësisht viteve që kanë kaluar, Almeda mbetet përsëri një femër mjaft e bukur, sipas Who.