10 vite më parë! Alba Hoxha publikon foton dhe tregon si dukej para famës

Alba Hoxha njihet nga publiku si balerinë, por tashmë bukuroshja brune është angazhuar edhe si prezantuese e motit.

Ajo është mjaft e njohur edhe në rrjete sociale, ku publikon shpesh foto e video.

Ditën e djeshme, Alba publikoi një imazh të realizuar 10 vite më parë.

Balerina shihet duke pozuar krah mikeshave të saj, ndërsa vihet re se është pa make up dhe me flokë të lëshuara teksa buzëqesh para kamerës.

Ajo ka treguar me shaka se njëra nga mikeshat e saj e ka “kërcënuar” se do ta publikonte këtë foto, prandaj Alba vendosi që ta publikonte vetë e para.

Disa kohë më parë, Alba tha gjatë një interviste se njerëzit që nuk fokusohen dot tek moti, por tek ajo, e bëjnë këtë “sepse vetëm karamelja mbahet në gojë”.

Panorama.al