10 trendet 2021-it: Nëse i keni blerë, stilistët ju tregojnë s’i t’i vishni

Veshjet e kësaj pranver-vere janë trendet më të rehatshme që kanë ardhur ndonjëherë si sugjerim nga stilistët. Nëse i keni blerë, por nuk dini nga t’ia nisni me kombinime, ne e kemi përgjigjen për ju.

10 artikuj, 20 kombinime…

Bomber

E vishni me fustan me pika, kapele bejsbolli dhe atlete. Kur vishni bomber të bardhë zgjidhni ngjyra neutrale për kombinim.

Cardigan i shkurtër

Ngjyra pastel dhe roza e lehtë janë pamja verore që ju duhet. Dhe kombinimi tjetër do të ishte një crop top jeshil, cardigan i zi, fund portokalli dhe sandale blu.

Pantallonat oversised

Kanatiere, ose bluzë këmishë. Nëse pantallonat janë të kuqe mund t’i kombinoni me bluzë blu. Nëse pantallonat janë blu, zgjidhni kanatiere gri.

Jeleku

Me pantallona serioze dhe këmishë të bardhë, ose mund ta veshësh si bluzë duke e kombinuar me tuta dhe çorape leshi.

Xhaketa xhins

Mund ta vishni me pantallona në të njëjtin material, por eksperimentoni me ngjyrat, nga pastel tek bluja. Gjithashtu blijini një masë më të madhe. Ose total xhins me këmishë të bardhë poshtë.

Crop top

Nuk dolën nga moda dhe kombinimet e zgjedhura nga stilistët janë të veçanta. Mund t’i vishni me fund të shkurtër që ka ngjyra neutrale dhe një crop top bojëqielli. Në rastin tjetër, total look me të njëjëtn ngjyrë dhe mbi crop top, një xhaketë e shkurtër.

Pantallonat rozë

Kur janë material xhins, kombinojini me një bluzë të thjeshtë dhe xhaketë në tonalitet gri ose rozë më të fortë. Nëse materiali është më i freskët dhe veror, zgjidh një body në ngjyrë vishnje.

Palltot e gjata verore me ngjyra

Nëse pallto ka ngjyrë jeshile të hapur, kombinimi i duhur do të ishte pantallona të gjera kafe dhe bluzë e bardhë. Nëse është e kuqe e lehtë, qëndroni tek ngjyrat e tokës, e verdha në bezhë dhe grija në jeshile të lehtë.

Fundi i gjatë

Nëse ka shumë ngjyra një crop top ose kanatiere e zezë do ishte shumë bukur. Nëse është në ngjyrë të verdhë ose tone të përafërta me të, një këmishë e bardhë do i jepte gjithë hijeshinë që i duhet.

Pantallonat bermuda

Zgjdhni tonalitetet e grisë dhe sipër bluzës, hidh një xhaketë oversized. Nëse keni veshur pantallona me një ngjyrë të fortë si jeshilja, bluzën visheni me tonalitet të lehtë si roza.

revistawho.com