10 mbi 50-vjeçare që nuk kanë parë botox me sy
Jemi mësuar të shikojmë VIP-at dhe yjet hollivudianë të kenë kryer ndërhyrje plastike për t’u dukur më të rinj dhe më bukur. Por ka dhe nga ata që nuk i kanë preferuar kurrë këto metoda dhe kanë zgjedhur natyralitetin e tyre e nuk kanë pasur frikë nga plakja. Më poshtë ju sjellim 10 prej tyre, sipas ‘Bright Side’:
Sharon Stone
Ajo shkon 4-5 herë në javë në palestër dhe përdor kremrat e fytyrës, por kurrë nuk i është nënshtruar një ndërhyrjeje plastike.
Salma Hayek
Në shumë prej intervistave që ajo ka dhënë është shprehur se kurrë nuk ka kryer ndërhyrje plastike.
Jodie Foster
Ajo mendon se shoqëria është shkaktarja qe i shtyn femrat të transformojnë veten e tyre prej bukurisë standarte. Jodie është kundra këtyre ndërhyrjeve.
Andie MacDowell
Ajo është e sigurt që nuk ka nevojë për ‘botox’ apo ‘lifting’. Andie thjesht ka një jetesë të shëndetshme.
Sigourney Weaver
Së fundmi aktorja është shprehur se nuk ka asgjë të keqe të kesh rrudha në fytyrë.
Halle Berry
Ajo është fanse e stërvitjes dhe asgjëje tjetër.
Michelle Obama
Gruaja e ish presidentit amerikan nuk ka kryer kurrë operacione plastike, megjithatë ajo është shprehur: “Kurrë mos thuaj kurrë”.
Julianne Moore
Aktorja ushtron ‘yoga’ dhe ushtrimet e kardios.
Meryl Streep
Ajo është shprehur se femra bëhet më e mirë me rritjen e moshës.
Victoria Ruffo
Aktorja meksikane adhuron bukurinë natyrale. Edhe postimet e saj në ‘Instagram’, janë pa as edhe një filtër./revistawho.com