10 këpucët që një femër e pushtetshme duhet të ketë
Të zgjedhësh këpucët e duhura për punë tregon më tepër se sa stili juaj personal. Gjithçka ka të bëjë me shtrirjen e majës përpara drejt hapit të hedhur, e kjo gjithashtu përçon mesazhin e duhur. Jeni profesionist, i sigurt apo i gatshëm për të “pushtuar” botën. Këpucët tuaja do t’ua tregojnë atë.
Këto 10 modele që ju propozojmë në këtë shkrim, përmbajnë veçantinë e tyre sa i takon kërkesës për t’i patur në gardërobën e veshjeve të punës. Mendoni gjithçka, që nga klasikja deri ato mokasine. Ideja ka të bëjë me zgjedhjen e duhur për të patur sukses në zyrë. Pra, nëse jeni e re në botën e biznesit ose po rriteni në përgjegjësi, lexoni si më poshtë për të parë atë çfarë meriton një hapësirë në dollapin tuaj.
Ndonjëherë, një veshje thërret për diçka më të ekzagjeruar se majat, dhe një palë çizme të zeza me takë janë zgjedhja e vetme. Ju mund t’i vishni ato me triko, pantallona apo funde deri në gju dhe ato do t’ju japim paraqitje më ekstra, njëherësh komode.
Taka të holla, nudë
Ndërsa jeni duke menduar për veshjen e radhës në punë, një palë këpucë me takë të hollë i dhurojnë një arsenal përfaqësimit tuaj. Kjo domosdoshmëri këpuce zgjat këmbët tuaja, ndërsa zgjedhur në ngjyrë nudë mund t’i kombinoni ato me çfarëdolloj veshjeje.
Sandale të lëmuara
Ndërsa disa ambiente pune kërkojnë këpucë më klasike, kur moti ngroh, një palë sandale me shkëlqim janë zgjedhja e duhur. Natyrisht që këtu nuk ka vend për të sheshta apo me gisht, por një përshtatje midis sandalinave do të ishte zgjedhja ideale.
Këpucë me pak takë
Në qoftë se shpenzoni shumë kohë duke lëvizur në këmbë, këpuct e larta nuk janë gjithmonë zgjedhja e duhur. Por nëse zgjidhni ato me gjysmë takë, jo vetëm do të ndiheni mirë, por do të kurseni edhe pamjen tuaj.
Të sheshta lëkurë
Kurrë mos i lini këto lloje këpucësh për meshkuj: ka shumë stile të hijshme që ju bëjnë të ndjeheni profesional. Nëse zgjidhni një palë të tilla, dijeni që kushdo do t’ju njohë si njeri biznesi.
Çizme të gjata
Sapo hyn stina e vjeshtës e mandej dimri, një palë çizmeve të larta janë të dobishme dhe domosdoshmëri për ju. Nëse ju i preferoni mbi gju ose deri në këtë lartësi, këmbët tuaja do të jenë të mbrojtura nga moti i ftohtë.
Këpucë të printuara
Lëkurë gjarpri a leopardi të printuar, kjo nuk ka rëndësi. Një palë e tillë këpucësh do t’ju lënë pa vënë re. Ato nuk mund të përputhen me çdo veshje, por nëse vendosni një element të papritur, diçka si pasqyrë shkëlqyese, kombinimi do të ishte zgjidhje perfekte.
Atlete
Të ecurit e shpejtë në mëngjes drejt vendit të punës, me anën e atleteve jo vetëm shpejtoni por keni marrë gjithashtu flladin e duhur të mëngjesit. Nëse nuk ndiheni rehat me një palë të tilla në zyrë, mund t’i mbani ato në një vend të veçantë, për t’i riveshur kur ju mbaroni orarin zyrtar. Për kthimin në shtëpi me atlete, këmbët tuaja do t’ju falënderojnë.
Balerina
Nuk mund ta dish se kur mund të dalësh jashtë zyre për ndonjë emergjencë, ndaj sigurohuni që lodhja të mos shtojë pakënaqësi për këmbët. Duke pasur një palë balerina të sheshta, të lehta ju mund të “fluturoni” me to, gjithaq do të jeni e sigurt se nuk do të vuani nga dhimbjet e forta të shputave.
Klasike të zeza me takë të hollë
Nuk do të dukeni kurrë keq nëse zgjidhni një palë këpucë klasike, të zeza, me majë të hollë dhe të shkëlqyeshme. Ato i japin sofistikimin e duhur një veshjeje, cilado qoftë ajo, ju do të ndiheni e sigurt.